Si mund te dobesohemi ne kushte shtepie

Shpërndajeni këtë dietë edhe me te tjerët
  • 7
    Shares

Si mund te dobesohemi ne kushte shtepie

Pesha e tepërt siç dihet nuk është fare e mirë, dhe këtu nuk po flasim vetëm për ndikimet që ka nga pamja fizike, por ajo që ka më shumë rëndësi është gjendja shëndetësore. Kilet e tepërta ose dhjami i tepërt nuk është asgjë tjetër vetëm probleme fizike dhe shëndetësore. Në këtë artikull do ju themi disa këshilla se si të dobësohemi ne kushte shtëpie.

Si mund te dobesohemi ne kushte shtepie

Për një dobësim të shpejtë siç dihet përveç dietës duhet të bëjmë edhe stërvitje fizike. Këtu përfshihet jo vetëm palestra por edhe ajo që mund të bëjmë vetë në natyre, si: vrapi, ecje e shpejtë, paralele, pompa barku etj. Por e vërteta është se jo të gjithë kemi “oreks” ose kohe për tu marrë me fizkulturë. Kur mungon koha, rrethanat ose mbi të gjitha “oreksi” mundohemi të gjejmë metoda alternative për të tu dobësuar ne kushte shtëpie.

Si e thamë edhe më lartë, nëse nuk kemi “oreks”për ushtrime fizike, ajo që na ngelet për të bërë është dieta ose ndonjë alternativ tjetër. Për sa i përket dietave këtu kemi postuar shumë dieta për tu dobësuar per nje jave. Por, përveç dietës që mund të zgjidhni do ju tregojmë edhe disa metoda të tjera për tu dobësuar në kushte shtëpie.

Flini më shumë, peshoni më pak.

Mund të duket e çuditshme, por është e vërtetë. Një orë gjumë më shumë do ju ndihmojë që të humbisni deri në 6 kile në vit. Sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit, personat që konsumojnë 2,500 kalori në ditë, mund të humbasin deri në 6 kile në vit vetëm duke fjetur 1 orë gjumë më shumë. Studime tregoi se kur një person është në gjumë trupi i tij mund të djegë gati 6% të kalorive. Kuptohet që rezultati nuk është i njëjtë për çdo person, por gjumi mund t’iu ndihmojë edhe me një metodë tjetër. Ekzistojnë fakte që tregojnë se nëse një person fle më pak se 7 orë gjumë ka oreks më shumë dhe konsumon më shumë ushqim pasi ndihet i uritur.

Kronometro vaktin tënd

Rregullo një kronometër për 20 minuta dhe vendose si synim për të ngrënë më me avash. Kjo është metoda më e mirë për tu dobësuar pa qenë nevoja të përfshihesh me ndonjë dietë të veçantë. Dhe kjo sugjerohet për çdo person. Shijojeni ushqimin, shijoni çdo kafshitë dhe mos e kapërceni pa e shijuar deri në fund. Këtu shënojmë se nuk është se duhet ta përtypni deri në “thërrimen” e fundit, pasi kjo mund të jetë në dëm të stomakut, por mos nxitoni në të ngrënë. Përtypeni lehtë dhe avash ushqimin.

Vjen supa, ikin kilet

Shtoni një supë në dietën tuaj të përditshme dhe do të ngopeni me shumë më pak kalori. Supa është në veçanti e dobishme në fillim të vaktit sepse ndihmon të hani më me avash dhe pret oreksin. Shtoni në lëng perime të freskëta dhe zieni avash. Shmangni supet kremoze, të cilat mund të jenë të pasuar në yndyrëna dhe kalori.

Konsumoni ushqimet integrale

Drithërat integrale si, orizi kafe, helbi, tërshëra, hikërror dhe miell i plot duhet të bëjnë pjesë në strategjinë tënde për të humbur peshë. Do të ndihmojnë të ngopeni me më pak kalori dhe të përmirësoni kolesterolin. Sot gjenden shumë produkte integrale si, pica, kejkë, drithëra dhe bukë.

Zgjidhni salca të kuqe

Zgjidhni salcë domateje për makaronat, pastat, në vend të salcave sos. Salcat me përbërje domatesh kanë zakonisht më pakë kalori dhe akoma më pakë yndyrë në krahasim me salcat me bazë krem qumështi. Mbani mend se madhësia e racionit ndikon edhe në këtë raste. Një racion është një filxhan ose gati sa një top tenisi.

Provoni ligjin 80-20

Shumica nga ne hamë sa ngopemi dhe s’ka ku të vejë më. Është interesante se banorët e Okianua të Japonisë hanë deri sa arrijnë 80%. Kanë madje edhe emër për këtë, dobësim natyral, që e quajnë harahachi bu. Por nuk ka të drejtë autori, prandaj mund të përvetësojmë edhe ne këtë duke servirur 20% ushqim më pakë.

Këto ishin disa këshilla se si mund të dobësohemi në kushte shtëpie. Dietat.Info


Shpërndajeni këtë dietë edhe me te tjerët
  • 7
    Shares
Si mund te dobesohemi ne kushte shtepie

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of