Diete me kos, diete per te humbur 5 kile per nje jave

Shpërndajeni këtë dietë edhe me te tjerët
  • 1
    Share

Diete me kos, diete per te humbur 5 kile per nje jave

E kush nuk dëshiron që të ketë një trup të shëndoshë? Dhe këtu nuk e kemi fjalën për trup të dhjamosur, por një trup të shëndosh që nuk i dhëmb asgjë dhe që është në peshën e duhur duke llogaritur gjatësi dhe peshë. Prandaj në këtë artikull këtu në dietat me te mira do të sjellim një diete me mos.

Diete me kos, diete per te humbur 5 kile per nje jave

E keni pyetur ndonjëherë veten “si mund te humbasë 5 kile ne jave”? Nëse po me këtë artikull do të ju tregojmë. Nëse jo, nuk ka gjë në këtë artikull do ju tregojmë se si te humbisni 5 kile per nje jave.

Dieta me kos faktikisht, është një dietë bashkëkohore, e cila bazohet në receta të pasura me proteina dhe të varfra me karbohidrate. Ajo siguron elementët e nevojshëm ushqyese për organizmin nëpërmjet një ekuilibri ushqimor të përsosur. Por në të njëjtën kohë, pakëson ndjeshëm numrin e kalorive. Kjo bën që trupi për energjinë e nevojshme të sigurojë kaloritë nëpërmjet indeve dhjamore të depozituara, kryesisht në zonën e barkut, duke mundësuar në këtë mënyrë shkrirjen e yndyrave. Dieta me kos përjashton ëmbëlsirat, duhanin, alkoolin dhe pijet e gazuara.

Në këtë dietë do të përdorim edhe sallata për ta bërë edhe pak të shijshme. Por kini parasysh, që sallatat duhen ndërtuar me shumë pak vaj dhe duhet të përdorni ulliri ekstra të virgjër. Gjithashtu rekomandohet që gjatë kësaj diete të konsumoni sa më shumë ujë, si dhe të kryeni aktivitete fizike për rezultate sa më të mira dhe të shpejta.

Dita e parë e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: një filxhan kos.

Dreka: Sallatë jeshile me një kokërr patate të zier.

Ndërmjet: Kos me fruta (mollë, portokalle, limon).

Darka: 200 gr fileto pule.

Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e dytë e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: Kos me fruta (mollë, boronica, pjeshkë).

Dreka: 50 gr oriz të shoqëruar me sallatë me domate.

Ndërmjet: Kos me fruta si mollë, portokalle, limon.

Darka: Sallatë me perime mikse, e shoqëruar me një fetë buke të zezë, ose integrale.

Para gjumit: Një gotë kos.

Dita e tretë e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: Kos me fruta sipas dëshirës.

Dreka: Supë perimesh mikse e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.

Ndërmjet: Kos me fruta si mollë, portokalle, limon.

Darka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile.

Para gjumit: Një banane.

Dita e katërt e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: Kos me fruta sipas dëshirës.

Dreka: 200 gr fileto pule, e shoqëruar me sallatë greke (domate, ullinj, qepë, djath i bardhë).

Ndërmjet: Kos me fruta si mollë, portokalle, limon.

Darka: 2 kokrra patate të ziera, të regjura në uthull molle.

Para gjumit: Një gotë kos me një domate të grirë në mikser.

Dita e pestë e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: Kos me fruta sipas dëshirës.

Dreka: 50 gr oriz.

Ndërmjet: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur, bukë e zezë ose integrale.

Darka: 100 gr fileto pule e shoqëruar me sallatë perimesh mikse.

Para gjumit: Një thelë shalqi.

Dita e gjashtë e dietës me kos

Mëngjesi: 100 gr kos me tërshërë.

Ndërmjet: Kos me fruta sipas dëshirës.

Dreka: 200 gr peshk i pjekur në zgarë e shoqëruar me sallatë jeshile, ose me sallatë perimesh mikse, si dhe një fetë buke e zezë ose integrale.

Ndërmjet: Një gotë kos e shoqëruar me një fetë buke të thekur, bukë e zezë ose integrale.

Darka: Perime të pjekura në zgarë.

Para gjumit: Një thelë pjepër.

Kjo pra ishte dieta me kos, diete per te humbur 5 kile ne jave. Kjo dietë rekomandohet të përsëritet jo më shumë se një herë në muaj.

Kujdes:

Pasi e realizuat dietën, kaloni gradualisht në recetat e personalizuara. Po mos të bëni kujdes dhe të abuzoni me sasinë dhe ushqimin kilet që keni humbur mund t’i zëvendësoni sërish me shpejtësi. Dhe më e keqja mund të merrni edhe të tjera. Dietat.Info


Shpërndajeni këtë dietë edhe me te tjerët
  • 1
    Share
Diete me kos, diete per te humbur 5 kile per nje jave

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of